Keqinformimi në Shqipërinë e vitit 2020

“We are drowning in information, while starving for wisdom.” ― E.O. Wilson

Thënien më lart e mora nga interneti, mund të jetë ose jo e vërtetë.

Analfabetizmi funksional

Një nga mësueset e mia në shkollen 9-vjeçare thoshte gjithmonë: “Na mbyti analfabetizmi funksional!” Ajo ankohej se një ndër problemet më të medha në Shqiperi, nuk është fakti që njerezit nuk lexojnë, por që dhe ata që lexojnë kanë një mungesë të theksuar të mendimit kritik. Disa thonë se është e trashëguar nga koha e diktaturës, kur shqiptarët lexonin cfarë thoshte partia dhe tundnin kokën. Megjithatë, unë mendoj se “Analfabetizmi funksional” ekziston kudo në botë dhe vëçanërisht në internet.

Rrjetet sociale

Përpiqem t’i konsumoj sa më pak rrjetet sociale, por fatkeqësisht më merr akoma të paktën disa minuta nga dita. Pavarësisht se mundohem të ndjek vetëm gjëra artistike moderne të tipit “meme pages”, ka raste që më dalin para disa postime që do doja mos t’i kisha parë kurrë. Në fillim qesh, pastaj i bie murit me kokë…

Në Facebook sheh lajme dhe postime bombastike, ku shumica e tyre kanë si tendencë të thithin sa më shumë klikime, që shpesh herë tejkalojnë çdo kufi të etikës, ose siç mund t’i keni dëgjuar ndryshe: clickbait.

Po mbytemi me informacion dhe mungon filtrimi i informacionit. Njerëzit thithin llum. Shumë njerëz janë dembelë dhe e marrin të mirëqenë çdo gjë që lexojnë apo shohin lart e poshtë… Butafori sociale pothuajse çdo ditë.

Nga ana tjeter kam vënë re një rritje të numrit të njerezve që besojnë dhe shpërndajnë teori konspirative nga më të qesharaket, të tipit Corona Virus është “fake news” apo që shkaktohet nga antenat 5G, toka është e sheshtë, Bill Gates do të na injektoje “Chip” për të n’a përgjuar, a thua se nuk e kanë “chip”-in në duar… As nuk dua t’ia nis per Soros - se ajo është histori më vete.

Disa arsye pse une mendoj se kemi një rritje të numrit të njerëzve që besojnë në teori konspirative është fakti se librat konspirative janë një ndër më të shiturit në “Panairin e Librit” në Tiranë.

Këta “të lexuarit” që u duket vetja më të zgjuar se të tjerët, menjëherë pasi lexojnë libra rreth illuminati, dhe pasi zbulojnë “të vertetën”, kane çuditerisht nje dëshirë të papërmbajtur për të iluminuar online ndjekesit e tyre rreth “Komplotit Botëror”…!!!

Pastaj kemi kategorinë tjetër që shyqyr dinë pak anglisht dhe shoshin video në youtube me “lizard people”.

Pse gjejnë konspiratorët terren?

Sepse mungojnë burime serioze të informacionit në Shqipëri. Media tradicionale propagandon në shumicën e rasteve dhe nuk janë më të besueshme edhe kur thonë të vërtetën.

Kur shoh studentë të Informatikës Ekonomike që shperndajne statuse në Facebook të tipit “po nuk e postove këtë status, Mark Z. do të të bëjë publike mesazhet private apo do të te vdesin njerëz…etj”, çfarë mund të pres unë nga gjyshja ime me 4 vjet shkollë?

Media tradicionale

Unë nuk skandalizohem kur shoh njerëz që postojnë lajme nga “Jeta Osh Qef”. Unë skandalizohem kur shoh ku ka përfunduar Top Channel. Unë nuk di t’a gjej ndryshimin mes një lajmi të postuar nga Top Channel dhe një nga “Jeta Osh Qef”. Lëre se e gjeta… “Jeta Osh Qef” nuk i bën propagandë qeverisë dhe lali Erit.

Propaganda

Mediat po përdoren si kurrë më parë për propagandë në Shqiperi (pas viteve 90’). Përvec asaj televizive dhe të shtypshkruar, kemi propagandë të paparë në media sociale. Nga të gjitha anët.

Dua të marr vetëm rastin e teatrit se e kam më të freskët.

Ja një shembull konkret i propagandës nga Top Channel:

https://top-channel.tv/2020/05/17/fotot-ja-si-do-te-jete-teatri-i-ri-kombetar/

Pse censura nuk është zgjidhja?

Sepse liria ne Shqiperi është e brishtë. Korrupsioni është në nivele tmerruese. Pushteti i ka shtrirë tentakulat nëpër çdo institucion dhe këto të fundit janë të mbushur me individë që janë ose të kapur nga pushteti ose të paaftë.

What could possibly go wrong?!

Shembulli me i freskët ishte përpjekja nga Akep për të mbyllur aksesin ndaj Medium.com LOL.

comments powered by Disqus